Takim ndërmjetësues mes bizneseve lokale dhe të rinjve me aftësi të kufizuar – Paraqitja e mundësive për punë për të rinjtë me AK
July 26, 2018
Suada Dapaj
September 11, 2018

Fadion Buja

Quhem Fadion Buja. Kam përfunduar studimet Master për Financë në Universitetin e Durrësit. Jam angazhuar në kuadër të projektit ‘Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019” në sesionet informuese për studentët, lidhur me identifikimin dhe eleminimin e barrierave fizike për personat me aftësi të kufizuar, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Gjithashtu, kemi organizaur aktivitete social – kulturore, siç janë Klubi i Librit për promovimin e librit të shkruar nga një i ri me aftësi të kufizuar. Të tjera aktivitete janë zhvilluar me pjesëmarrjen e artistëve, shkrimtarëve, muzikantëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar, duke promovuar kështu diversitetin social si një vlerë sociale. Eksperienca më e rëndësishme ishte pjesëmarrja në Këshillin Bashkiak Durrës, ku prezantuam barrierat institucionale dhe fizike     që pengojnë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar. Jam falenderues dhe kam dëshirë të jem pjesë edhe e projekteve të tjera, sepse eksperienca e fituar në këtë projekt ka qënë shumë e vlefshme për mua dhe do më ndihmojë personalisht dhe profesionalisht.

WhatsApp chat