Fadion Buja
September 10, 2018
Ardiana Paça
September 11, 2018

Suada Dapaj

Jam Suada Dapaj, 24 vjeç, lindur në Vlorë. Sapo kam përfunduar studimet Master në Tiranë, në degën Administrim i Shërbimeve Sociale. Kam qënë pjesë e organizatës CoDe Albania prej 2 vitesh si vullnetare në projektin “Rinia Shqiptare në Veprim”. Gjithashtu, jam angazhuar si koordinatore lokale në projektin “Të Rinjtë, Vendimarrja dhe Angazhimi në Nismat Sociale” në Vlorë. Për mua ka qënë një eksperiencë që më ka mësuar shumë, më ka mundësuar të aftësohem se si të menaxhoj komunikimin dhe vendosjen e kontakteve me institucionet. Eksperienca më e vlefshme për mua, ka qënë ajo me të rinjtë. Gjatë punës me ta, kemi patur mundësinë të kuptojmë rreth asaj çfarë i mungon rinisë në Vlorë lidhur me pjesëmarrjen e tyre në proceset e vendimmarrjes dhe jetën sociale, si edhe projekt idetë e tyre lidhur me angazhimin social e qytetar.  Të rinjtë që kemi njohur gjatë zbatimit të projektit shprehnin se ka një nivel të ulët pjesëmarrjeje të të rinjve në aktivitetet sociale, për shkak të mungesës së aktiviteteve të tilla. Mendoj se Vlora, duke qënë një qytet universitar, duhet të bëhet më aktive lidhur me përfshirjen e të rinjve dhe Bashkia Vlorë duhet të jetë më mbështetëse në kuadër të zbatimit të iniciativave të të rinjve. Do dëshiroja të vazhdoja iniciativa të tilla dhe të mbështesja të rinjtë, duke iu dhënë atyre mundësinë të fuqizohen dhe të fitojnë eksperiencë, ashtu si unë.

WhatsApp chat