Ardiana Paça
September 11, 2018
Erlini Kokalla
September 12, 2018

Evanthi Suli

Quhem Evanthi Suli dhe jam 20 vjeç. Aktualisht po studioj Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Gjithmonë kam qënë aktive dhe kam marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, por përfshirja ime në projektin e CoDe Albania “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”, e veçanërisht angazhimi në projektin “Të Rinjtë drejt Vendimmarrjes Lokale”si koordinatore lokale në Gjirokastër, më ka rritur profesionalisht. Duke marrë parasysh se nuk ekzistojnë organizata rinore në Gjirokastër, të rinjtë nuk janë të informuar dhe nuk janë të përfshirë në iniciativa sociale. Kështu që, e vlerësoj projektin si një mundësi shumë e mire për inkurajimin e të rinjve drejt përfshirjes në proceset e vendimmarrjes. Pavarësisht sfidave të hasura gjatë zbatimit të projektit në fillim, së bashku me një grup të rinjsh në Gjirokastër, punuam fort dhe arritëm të zhvillonim një sërë aktivitetesh të suksesshme me të rinjtë. Në kontekstin profesional të të punuarit me të rinjtë, eksperienca me këtë projekt ka qënë e pakrahasueshme me asgjë tjetër, kështu që mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur.    

WhatsApp chat