Anxhela Balliu
September 15, 2018
Arba Rroji
September 18, 2018

Anxhela Kapja

Jam Anxhela Kapja, 24 vjeç, lindur në Elbasan. Kam përfunduar studimet për Instrumentin e Flautit në Universitetin e Arteve në Tiranë. Organizata CoDe Albania më dha mundësinë për të kryer kurse të Artit për fëmijë dhe të rinj në qendrën rinore të organizatës. Së bashku me të tjerë të rinj, u bëmë pjesë e projektit pilot “Edukimi i Artit dhe Gjuhës Angleze për Fëmijë dhe të Rinj” në Tiranë. Duke u angazhuar në mënyrë aktive në aktivitetet e tjera të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim”, m’u nxit dëshira për t’a dashur edhe më shumë punën time dhe për të vazhduar të angazhohesha në aktivitete të tjera sociale të organizatës, si vullnetare. Pas disa aktiviteteve, u bëra edhe pjesë e Forumit Rinor, si drejtuese e grupit të punës “Diversiteti Social-Kulturor”. Pjesëmarrja aktive në projektin “Rinia Shqiptare në Veprim” është një mundësi për sukses që CoDe Albania më ka mundësuar. E kam vëzhguar rritjen time personale dhe profesionale hap pas hapi; prandaj i ftoj të gjithë të rinjtë të jenë vetëkërkues dhe të mos heqin dorë asnjëherë. Duke pasur dëshirë për të qënë aktivë dhe duke qënë të fokusuar në qëllimet tona, përpjekja jonë do t’ia vlejë.

WhatsApp chat