Anxhela Kapja
September 17, 2018
FORUM LOKAL ‘Bashkëjetesa Ndër-Fetare’
September 25, 2018

Arba Rroji

Unë quhem Arba Rroji dhe jam 22 vjeç. Aktualisht po studioj Psikologji Klinike në Universitetin e Tiranës. Përveç kësaj, gjithashtu po zbatoj projektin pilot në Shkodër, me titull “Fuqizimi i të Rinjve në Vendimarrje” në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”. Të punuarit në këtë projekt më ka aftësuar në disa aspekte. Së pari, një çështje e rëndësishme për mua ishte të punuarit në grup. Ka qënë e vështirë të punoje me njerëz të ndryshëm me ide të ndryshme dhe të bije në dakordësi në mënyrë unanime. Mësova se si të bashkëpunoja dhe të sheshoja problemet, duke komunikuar. Kështu, një tjetër aftësi që fitova nga të punuarit në këtë projekt ishte të gjeturit e një mënyre më të mire të komunikuari të gjerave. Të dëgjuarit e personave të tjerë dhe të kuptuarit e tyre, më ndihmoi të gjeja një formë për të shprehur më mire idetë e mia. Përveç të komunikuarit në skuadër, mësova gjithashtu se si të vendosësh kontaktet dhe të bashkëpunosh me institucionet. Projekti ishte një eksperiencë shumë e mirë. Ishte si i vështirë, ashtu edhe argëtim.   

WhatsApp chat