Trajnimi “Këshillimi i PAK nga PAK”
May 21, 2018
“Panairi i Ideve” në Shkollën e Mesme Industriale “Pavarësia”, Vlorë
May 30, 2018

CineForum në CoDe Albania – “Wonder”

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019” u zhvillua me datë 28 maj 2017 takimi i radhës me Klubin e Filmit, i organizuar nga anëtarët e grupit të punës së Forumit Rinor – Diversiteti Social & Kulturor, në formën e një CineForum me tematikë filmin e mirënjohur “Wonder”.

15 studentë e aktivistë të CoDe panë filmin në ambientet e organizatës të përshtatur në formën e një kinemaje dhe diskutuan lidhur më pas lidhur me të. Diskutimi u drejtua nga drejtuesja e grupit Anxhela Kapja.

Gjatë diskutimit u gjeneruan edhe tematika të tjera sociale si: fenomeni i bullizimit në shkollë, paragjykimi, diskriminimi për shkak të problematikave fizike apo statusit social-ekonomik, etj.

Të rinjtë ndanë eksperiencat e tyre personale dhe sollën dëshmi të rolit të rëndësishëm që ka familja, shoqëria dhe sistemi i edukimit në kultivimin e vlerave njerëzore te fëmijët dhe të rinjtë.

 

WhatsApp chat