Workshop  “Inovacioni Social dhe Menaxhimi”
February 15, 2018
CineForum në CoDe Albania – “August Rush”
February 15, 2018

Diversiteti Social – Kulturor

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit datë 5 dhjetor 2017, CoDe Albania zhvilloi një aktivitet social dhe argëtues për fëmijët e qendrës së zhvillimit “Shtëpia e Kuqe”.
Aktiviteti u realizua në sajë të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim” dhe u organizua nga grupi i Forumit Rinor të CoDe Albania “Diversiteti Social – Kulturor” nën drejtimin e drejtueses së grupit Anxhela Kapja.

Gjatë aktivitetit, aktivistet e përkushtuara të CoDe u ofruan fëmijëve me probleme në zhvillim (sindromë down, autizëm, e zhvillim të vonshëm intelektual) një ambient argëtues duke performuar kërcime e këngë, duke zhvilluar lojra të ndryshme sociale e aktivitete te tjera argëtuese. Aksione të tilla sociale që organizohen nga vetë të rinjtë, demostrojnë modelin më të mirë të aktivizmit rinor, qytetarisë aktive dhe vullnetarizimit.

 

WhatsApp chat