Workshop  “Inovacioni Social dhe Menaxhimi”

Inovacioni Social dhe Menaxhimi
February 15, 2018
Diversiteti Social – Kulturor
February 15, 2018

Workshop  “Inovacioni Social dhe Menaxhimi”

Në vijim të zbatimit të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”, CoDe Albania në bashkëpunim me anëtarët e grupit të punës së Forumit Rinor, organizoi me datë 23 janar 2018, në ambientet e sallës së trajnimit të organizatës, workshop-in me temë: “Inovacioni Social & Menaxhimi”, i lehtësuar nga aktivistët Anxhela Balliu dhe Enea Gjonaj.

25 studentët aktivistë të pranishëm në workshop, u informuan dhe diskutuan mbi konceptet bazë dhe modelet e suksesshme të inovacionit social dhe menaxhimit.

Disa nga temat specifike që u trajtuan ishin:

  • Termat dhe konceptet “Inovacion Social” & “Menaxhim”
  • Elementët përbërës të “Inovacionit Social” & “Menaxhimit”
  • Të ngjashmet dhe të përbashkëtat mes koncepteve
  • Paradigrmat e Inovacionit Social
  • Përfitimet e Inovacionit Social
  • Mitet e Inovacionit Social
  • Idetë më të mëdha të Inovacionit Social
  • Teoritë kryesore të Menaxhimit
  • Nivelet dhe fazat e ciklit të menaxhimit
  • Tipologjitë bazë të aftësive menaxhuese
  • Roli dhe rëndësia e menaxhimit.

Në përfundim të workshop-it, pjesëmarrësit u ndanë në 2 grupe pune dhe punuan mbi hartimin e ideve inovative dhe prezantimin e modeleve të suksesshme të menaxhimit, lidhur me ndërmarrjen e aksioneve sociale të të rinjve në komunitet.

 

WhatsApp chat