Promovimi i librit “Shqiptarët dhe Shqipëria në Kulturën e Anglosferës”
February 15, 2018
Workshop  “Inovacioni Social dhe Menaxhimi”
February 15, 2018

Inovacioni Social dhe Menaxhimi

Në vijim të zbatimit të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim”, grupi i punës së Forumit Rinor të CoDe Albania “Inovacioni Social dhe Menaxhimi”, me në krye drejtuesen e grupit Anxhela Balliu, ka hartuar një plan pune lidhur me nismat që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme. Nga takimet javore të zhvilluara, anëtaret e grupit kanë arritur në disa sugjerime nismash për t’u ndërmarrë në vijim:

– Zhvillimi i sesioneve të informimit me të rinjtë lidhur me inovacionin social dhe menaxhimin.

– “Dita e Fëmijëve Innovativë”, me qëllim integrimin e fëmijëve në proçeset innovative dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

– Krijimi i një blogu mjekësor, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e personave mbi sëmundje të ndryshme.

– “Your story” – Ndarja e eksperiencave jetësore dhe socializimi. Aktivitet që mendohet të zhvillohet në qendrat rezidenciale për të moshuarit, me qëllim solidaritetin ndaj brezave.

– “Waste project” – Ndërmarrja e aksioneve masive vullnetare të pastrimit në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit, me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi situatën mjedisore aktuale.

 

WhatsApp chat