Aktivitete

March 25, 2019

Takimi me të rinjtë në Shkodër, për përcaktimin e kalendarit të aktiviteteve

Me datë 25 mars 2019, u zhvillua në Shkodër takimi i radhës me disa nga të rinjtë e Qendrës Rinore “Atelie”, për të diskutuar mbi detajimin e kalendarit të aktiviteteve dhe planit konkret të punës që do të realizohet në kuadër të zbatimit të projektit të CoDe Albania “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”, në bashkëpunim me Qendrën Rinore […]
March 24, 2019

Zhvillohet trajnimi 2-ditor “Përmirësimi i aftësive sipërmarrëse, përmes njohurive në zhvillimin e planit të biznesit dhe arritjes së tregut lokal” në Koplik, Malësi e Madhe

Në kuadër të projektit “ Riintegrimi dhe Fuqizimi Social-Ekonomik i Familjeve të Kthyera në Malësi të Madhe”, financuar nga Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Programi i Migracionit për Zhvillim, u zhvillua trajnimi 2-ditor në Koplik në datat 23-24 mars, me temë: “Përmirësimi i aftësive sipërmarrëse përmes njohurive në zhvillimin e planit të biznesit dhe arritjes së tregut […]
March 23, 2019

Zhvillohet takimi i dytë përfshirës në Durrës “”Bashkëpunimi vendor, faktor lehtësues për fuqizimin ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar”

U zhvillua ditën e sotme takimi i dytë përfshirës në Durrës “Bashkëpunimi vendor, faktor lehtësues për fuqizimin ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar”, në kuadër të projektit “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar, Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse”, financuar nga GIZ, programi ProSEED. Ekspertja për punësimin prezantoi termat e përditësuara mbi kuadrin ligjor të punësimit të të rinjve me […]
March 22, 2019

Takimi me të rinjtë në Durrës, për përcaktimin e kalendarit të aktiviteteve

U zhvillua me date 22 mars 2019, në ambientet e organizatës CSDC Durrës, takimi me studentët e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’, për hartimin e kalendarit të aktiviteteve dhe përcaktimit të planit të punës, në kuadër të zbatimit të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”. Pjesëmarrësit u njohën me projektin dhe metodologjinë e aplikuar, praktikat pozitive dhe arritjet e projektit […]
March 21, 2019

Zhvillohet takimi i dytë përfshirës në Fier “Bashkëpunimi vendor, faktor lehtësues për fuqizimin ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar”

Takimi i dytë përfshirës në Fier “Bashkëpunimi vendor, faktor lehtësues për fuqizimin ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar”, në kuadër të zbatimit të projektit “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar, Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse”, financuar nga GIZ – Programi ProSEED. Agron Margilaj – Drejtori i DRSHS të Bashkisë Fier, Znj. Nexhmije Bashkurti – Drejtoresha e Qendrës Multifunksionale ‘Horizont’ […]
March 6, 2019

Zhvillohet trajnimi me temë “Përmirësimi i aftësive sipërmarrëse, përmes njohurive në zhvillimin e planit të biznesit dhe arritjes së tregut lokal”

Në kuadër të projektit “Riintegrimi dhe Fuqizimi Social – Ekonomik i Familjeve të Kthyera në Malësi të Madhe”, financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Programi Migracion për Zhvillim, në datat 5-6 mars 2019, u zhvillua në Koplik, trajnimi 2-ditor “Përmirësimi i aftësive sipërmarrëse, përmes njohurive në zhvillimin e planit të biznesit dhe arritjes së tregut lokal, […]
March 6, 2019

Workshop me temë “Qytetaria Aktive dhe Ndërtimi i Komuniteteve Gjithëpërfshirëse”

Në kuadër të zbatimit të projektit “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar – Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse”, me fonde nga GIZ, projekti ProSEED, u zhvillua në Fier, në datat 4-5-6 mars 2019, workshop-i me temë “Qytetaria Aktive dhe Ndërtimi i Komuniteteve Gjithëpërfshirëse”. Prezantimi i temave nga ekspertja lidhur me qytetarinë aktive, krijimin e komuniteteve gjithëpërfshirëse, angazhimin e të rinjve në […]
March 5, 2019

“Portret i një Artisti”, me pjesëmarrjen e veçantë të flautistit të parë shqiptar Prof. Asoc. Isuf Spahiu

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017-2019”, dje në ambientet e CoDe Albania u organizua eventi artistik “Portret i një Artisti”, me pjesëmarrjen e veçantë të flautistit të parë shqiptar Prof. Asoc. Isuf Spahiu. Pjesëmarrësit u njohën me veprat e artistit të krijuara gjatë rrugëtimit të tij artistik si edhe kontributin të paçmueshëm në zhvillimin e Artit dhe […]
March 1, 2019

Përmbyllet fushata për ndërgjegjësimin mbi migrimin dhe riintegrimin e të kthyerve, e zhvilluar në shkollat e mesme në Malësi të Madhe

Në kuadër të projektit “Riintegrimi dhe Fuqizimi Social – Ekonomik i Familjeve të Kthyera në Malësi të Madhe”, financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Programi Migracion për Zhvillim, u përmbyll fushata për ndërgjegjësimin mbi migrimin dhe riintegrimin e të kthyerve, në 3 gjimnazet e Malësisë së Madhe, në Koplik, Bajzë dhe Gruemirë. Përgjatë periudhës Janar – […]
March 1, 2019

Vijon të zhvillohet fushata për ndërgjegjësimin mbi praktikat e rregullta të migrimit

Vijon të zhvillohet fushata për ndërgjegjësimin mbi praktikat e rregullta të migrimit, në 3 gjimnaze të Malësisë së Madhe, në Koplik, Bajzë dhe Gruemirë, në kuadër të projektit Riintegrimi dhe Fuqizimi Social – Ekonomik i Familjeve të Kthyera në Malësi të Madhe”, financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Programi Migracion për Zhvillim. Më 21 Shkurt, u […]
February 27, 2019

Klubi i Librit në CoDe – “Ana Karenina”

Takimi i radhës me Klubin e Librit në CoDe, kishte në fokus të diskutimit veprën e njohur të autorit rus “Ana Karenina”. 11 të rinj pjesëmarrës ndër të cilët aktivistë të CoDe dhe të rinj që vinin për herë të parë, bashkëndanë me njeri-tjetrin perceptimet e tyre mbi mesazhin e librit dhe tematika të tjera sociale që gjeneruan nga diskutimi, […]
February 25, 2019

Zhvillohet workshop-i 3-ditor “Qytetaria Aktive dhe Ndërtimi i Komuniteteve Gjithëpërfshirëse” me studentët e UAMD dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar

Në kuadër të zbatimit të projektit “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar – Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse”, me fonde nga GIZ, projekti ProSEED, u zhvillua në Durrës në datat 25-26-27 shkurt 2019, workshop-i me temë “Qytetaria Aktive dhe Ndërtimi i Komuniteteve Gjithëpërfshirëse”. Pjesëmarrja e studentëve të UAMD dhe të rinjve me aftësi të kufizuar, mundësoi shkëmbimin e informacionit dhe njohjen […]
February 22, 2019

Përmbyllet me sukses Programi 10-ditor “Aftësitë e Jetës”, zhvilluar me të rinjtë me aftësi të kufizuar në Bashkinë Fier

Në kuadër të projektit “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar, Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse”, financuar nga GIZ, programi ProSEED, ditën e premte, në ambientet e Qendrës Multifunksionale ‘Horizont’ u organizua takimi i 10-të dhe përmbyllës i Programit 10- ditor “Aftësitë e Jetës”, realizuar me të rinjtë me aftësi të kufizuar në Bashkinë Fier. Të pranishëm në takim ishin të rinjtë […]
February 21, 2019

Workshop për ngritjen e kapaciteteve “Punësimi dhe Vetëpunësimi i të Rinjve”

“Punësimi dhe Vetëpunësimi i të Rinjve” ishte workshop-i që u zhvillua sot në ambientet e CoDe Albania, në kuadër të programit për ngritjen e kapaciteteve të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”. 33 të rinj dhe pjesëtarë të grupeve të punës së Forumit Rinor të CoDe Albania, u informuan mbi konceptet bazë lidhur me njohuritë dhe aftësitë e […]
February 12, 2019

Përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuar në strukturat rinore, Fier

U zhvillua ditën e djeshme sesioni i informimit për përfshirjen e të rinjve me aftësi të kufizuar në strukturat rinore në Fier, me të rinjtë e Qendrës Sociale Murialdo dhe të rinj aktivistë të shoqërisë civile, në kuadër të projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – Ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse”, me fonde nga GIZ, projekti ProSEED. 25 të rinjtë […]
February 8, 2019

Përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuar në strukturat rinore, Durrës

Organizata CoDe Albania, në kuadër të projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – Ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse”, me fonde nga GIZ, projekti ProSEED, zhvilloi sesionin e informimit me studentë të UAMD dhe aktivistë të shoqërisë civile. Sesioni i informimit u zhvillua në bashkëpunim me Shoqatën e Para-Tetraplegjikëve – Durrës  dhe Organizatën CSDC. Në sesionin e informimit për përfshirjen e […]
January 31, 2019

Zhvillohet takimi përfshirës “Bashkëpunimi vendor – faktor lehtësues për përfshirjen sociale të të rinjve me aftësi të kufizuar”, në Durrës

Në kuadër të projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – Ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse”, u zhvillua në Durrës, me datë 31 janar 2019, takim përfshirës me fokus fuqizimin e bashkëpunimit vendor dhe  koordinimit ndërinstitucional. Të pranishmit në takim Z. Florian Tahiri – Zv.Kryetar i Bashkisë, Znj. Meme Xhaferraj – Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale si dhe Drejtues të tjerë të […]
January 30, 2019

CineForum për filmin “The Intouchables”

Takimi i radhës me CineForum në CoDe Albania kishte në fokus filmin francez “The Intouchables”. 17 të rinj aktivistë të CoDe dhe të tjerë të rinj që merrnin pjesë për herë të parë, pasi shijuan filmin, bashkëndanë ndjesitë dhe perceptimet e tyre mbi mesazhin e filmit. Diskutime ndërvepruese lidhur me tematikën e paragjykimit me bazë racën, kulturën, statusin social-ekonomik, stigmat […]
January 29, 2019

Zhvillohet në Fier takimi përfshirës “Bashkëpunimi vendor, faktor lehtësues për përfshirjen sociale të të rinjve me aftësi të kufizuar”

Takimi përfshirës “Bashkëpunimi vendor, faktor lehtësues për përfshirjen sociale të të rinjve me aftësi të kufizuar” i zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Sociale – Bashkia Fier, në kuadër të projektit “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar – Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse” financuar nga GIZ, Programi ProSEED. Të pranishmit në takim, Drejtori i Shërbimeve Sociale, stafi i Qendrës Multifunskionale […]
January 16, 2019

CoDe Albania, pjesëmarrëse në eventin përmbyllës të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Rritjen e Reziliencës së të Rinjve Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, organizuar nga Terre des Hommes

CoDe Albania ishte pjesëmarrëse me date 16 janar 2019 në eventin përmbyllës të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Rritjen e Reziliencës së të Rinjve Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, organizuar nga Terre des Hommes, në qytetin e Elbasanit. Organizata prezantoi projektin “Përshpejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë komunitetin, në luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, zbatuar nga Terre des Hommes […]
December 12, 2018

Workshop 2-ditor “Barrierat dhe perspektiva për aksesin e të rinjve me aftësi të kufizuar në formimin profesional publik”, me stafin e QFPP Durrës

Workshop-i 2-ditor “Barrierat dhe perspektiva për aksesin e të rinjve me aftësi të kufizuar në formimin profesional publik” u zhvillua edhe për stafin e QFPP Durrës, në vijim të zbatimit të projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” financuar nga GIZ, Programi ProSEED. Anëtarët e stafit të QFPP, u informuan mbi kuadrin ligjor që mbështet […]
December 7, 2018

Workshop 2-ditor “Barrierat dhe perspektiva për aksesin e të rinjve me aftësi të kufizuar në formimin profesional publik”, në Fier

CoDe Albania organizoi workshop-in 2 ditor “Barrierat dhe perspektiva për aksesin e të rinjve me aftësi të kufizuar në formimin profesional publik” me pjesëtarë të stafit të QFPP Fier dhe qendrës Multifunksionale “Horizont”, në ambientet e QFPP Fier, në kuadër të projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” financuar nga GIZ, Programi ProSEED. Pjesëmarrësit u […]
December 7, 2018

CoDe Albania merr pjesë në Panairin e Organizatave Rinore 2018, Forumi Kombëtar “Migrimi, Arsimi dhe Punësimi i Denjë i të Rinjve në Shqipëri”

CoDe Albania ishte pjesëmarrëse në Panairin e Organizatave Rinore 2018, pjesë e Forumit Kombëtar “Migrimi, Arsimi dhe Punësimi i Denjë i të Rinjve në Shqipëri”, organizuar nga Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri dhe partnerëve, me mbështetjen e GIZ Albania, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Organizata prezantoi tek përfaqësuesit e institucioneve, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të […]
December 5, 2018

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, me fëmijët e qendrës ditore “Shtëpia e Kuqe”

Aktivistët e CoDe Albania organizuan në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, një aktivitet social dhe argëtues për fëmijët me probleme në zhvillim të qendrës ditore “Shtëpia e Kuqe”, Tiranë. Të rinjtë aktivistë u njohën me qendrën dhe shërbimet që ajo ofron, si edhe kontribuan në krijimin e atmosferës argëtuese dhe festive për fëmijët, përmes krijimit të zbukurimeve, organizimit të […]
November 27, 2018

Klubi i Librit – “Me sytë e shpirtit”

Takimi i radhës me Klubin e Librit në CoDe, kishte në fokus librin “Me sytë e shpirit”, të autorit grek Omiros Avramidhis, të sugjeruar nga vetë aktivistët e Forumit Rinor të CoDe Albania. Të rinjtë e pranishëm bashkëndanë me njeri-tjetrin përjetimet e tyre mbi tematikën e librit, si edhe diskutuan lidhur me të lexuarit, autorë dhe vepra të ndryshme që […]
November 26, 2018

Sesione informimi mbi orientimin drejt Formimit Profesional dhe Punësimit për të rinjtë me aftësi të kufizuar, në Durrës

Projekti “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar – Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse” financuar nga GIZ, Programi ProSEED, nisi zbatimin edhe në Durrës. U organizuan ditën e sotme në ambientet e Qendrës Ditore për të Moshurarit – Durrës, sesionet informuese mbi orientimin drejt formimit profesional dhe punësimit të të rinjve me aftësi të kufizuar. Sesionet me në fokus prezantimin e kurrikulave […]
November 23, 2018

Sesione informimi mbi orientimin drejt Formimit Profesional dhe Punësimit për të rinjtë me aftësi të kufizuar, në Fier

CoDe Albania, në kuadër të zbatimit të projektit “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar – Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse” financuar nga GIZ, Programi ProSEED, organizoi sot në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik – Fier, sesionet informuese mbi orientimin drejt formimit profesional dhe punësimit të të rinjve me aftësi të kufizuar. Specialistja e Qendrës së Formimit Profesional – […]
November 21, 2018

Forumi Lokal me temë ‘Demokracia dhe Zbatimi i Ligjit’

CoDe Albania zhvilloi më datë 13 Nëntor 2018, Forumin Lokal me temë ‘Demokracia dhe Zbatimi i Ligjit’ në kuadër të projektit: “Përshpejtimi i mekanizmave të reagimit me bazë komunitetin në luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” zbatuar nga Terre des Hommes dhe financuar nga Bashkimi Europian. Të pranishëm ishin Znj.Albana Izeti Terre des Hommes Shqipëri, Drejtoresha e Përgjithshme e Bashkisë Cërrik, […]
November 15, 2018

Prezantimi i projektit “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuar – Ndërtues të Komuniteteve Gjithëpërfshirëse”

Në kuadër te projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – Ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse”, me fonde nga GIZ, Programi ProSEED, i cili do të zbatohet në Bashkitë Durrës dhe Fier, CoDe Albania organizoi ditën e djeshme në ambientet e Qendrës Multifunksionale “Horizont” Fier, eventin për prezantimin e projektit. Përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale – Bashkia Fier, Zyrës së […]
November 8, 2018

Takim, Grupi i punës “Diversiteti Social-Kulturor” – Hartimi i kalendarit të aktiviteteve për muajt në vazhdim

Takimi i radhës me grupin e punës së Forumit Rinor “Diversiteti Social-Kulturor”, me pjesëmarrjen e anëtarëve të rinj që i janë bashkuar grupit, ishte shumë i frytshëm. Të rinjtë aktivistë diskutuan mbi ide kreative dhe inovative, me qëllim pasurimin e kalendarit të aktiviteteve dhe ndërtimin e progamit rinor që do të realizohet për muajt në vazhdim, në kuadër të projektit […]
WhatsApp chat