Aktivitete

May 20, 2021

Mbështja psiko-sociale për viktimat e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore

Organizata CoDe Albania, në kuadër të zbatimit të projektit rajonal ‘’Parandalimi dhe Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore’’,  mundësuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik, zhvilloi në datat 7 dhe 10 maj 2021, trajnimin dy ditor për ofruesit e shërbimit pranë strehëzës për viktimat e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, e menaxhuar nga organizata ‘’Të Ndryshëm & Të Barabartë’’. Pjesëmarrësit […]
May 20, 2021

Projekti rajonal ‘’Parandalimi dhe Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore’’, mundësuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik.

Shëndeti mendor dhe  mbështetja psiko-sociale e  viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.   Viktimat e mundshme të trafikimit në Shqipëri janë në  risk të vazhdueshëm lidhur me shfaqjen apo zhvillimin e  problemeve të shëndetit mendor si pasojë e traumave të përjetuara  duke përfshirë dhunën para dhe gjatë trafikimit, kufizimet e lirisë dhe kushtet e vështira të jetesës dhe […]
May 1, 2021

Trajnimi 5-ditor “Atësitë e Jetës dhe Të mësuarit/Këshillimi midis bashkëmoshatarëve” në Malësi të Madhe

U përmbyll me sukses trajnimi 5-ditor mbi “Atësitë e Jetës dhe Të mësuarit/Këshillimi midis bashkëmoshatarëve” me grupin e parë të fëmijëve/të rinjve të grup-moshës 10-18 vjeç, të kthyer nga migrimi dhe popullata lokale/grupe të margjinalizuara. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe, shkollën 9-vjecare “Abdyl Bajraktari” dhe shkollën e mesme “Sherif Hoxha” në Koplik, në vijim të […]
February 25, 2021

Nis zbatimin projekti “Rikthimi në Mundësi të Reja në Malësi të Re”

CoDe Albania, në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe, zhvilloi në mjediset e sallës së Këshillit Bashkiak aktivitetin për prezantimin e projektit dhe workshopin mbi „Hartëzimin e burimeve lokale në termat e riintegrimit social-ekonomik të familjeve të kthyera nga migrimi dhe ato nga popullata lokale/grupet e margjinalizuara“, në nisje të zbatimit të projektit Rikthimi në Mundësi të Reja në Malësi […]
December 12, 2020

Dita e parë e Programit “Aftësitë e Jetës”

CoDe Albania, në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit Ditor Lezhë, organizoi ditën e parë të trajnimit 10-ditor mbi Programin “Aftësitë e Jetës” për fëmijët/të rinjtë me aftësi të kufizuar që marrin shërbime në qendër. Aktiviteti u zhvillua në zbatim të projektit “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje sistematike”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des […]
September 14, 2020

Takim për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit lidhur me gjendjen social-ekonomike, si pasojë e Pandemisë COVID-19, në Bashkinë Librazhd & Përrenjas

U zhvillua takimi i dytë për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit mbi gjendjen social-ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19, me aktorët lokalë kyç që ofrojnë shërbime psiko-sociale në komunitet. Këtë here ishim me Bashkitë Librazhd dhe Përrenjas. Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Profesionistët e rinj mbështesin grupet vulnerabël përmes Këshillimit online”, financuar nga ERSTE Foundation. Përfaqësues nga Zyra […]
September 10, 2020

Takim për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit lidhur me gjendjen social-ekonomike, si pasojë e Pandemisë COVID-19, në Bashkinë Berat

Në vijim të zbatimit të projektit “Profesionistët e rinj mbështesin grupet vulnerabël përmes Këshillimit online”, financuar nga ERSTE Foundation, u zhvillua takimi i parë me aktorët lokalë kyç në Bashkinë Berat, për prezantimin e gjetjeve të vëzhgimit mbi gjendjen social-ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të insitucioneve në Bashkinë Berat që ofrojnë shërbime psiko-sociale […]
July 13, 2020

Trajnimi 5-ditor metodën e Këshillimit “Peer to Peer” me të rinjtë në Gjirokastër

Organizata CoDe Albania, në kuadër të zbatimit të projektit “Askush i lënë pas”, me fonde nga GIZ, programi ProSEED, zhvilloi trajnimin 5-ditor për të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe/apo të kthyer nga migrimi, lidhur me metodën e këshillimit të bashkëmoshatarëve. Trajnimi 5-ditor, u zhvillua online në datat 17-18-19 dhe 23-24 qershor. Strukturimi i grupeve të vetë-ndihmës, përmes angazhimit dhe […]
July 7, 2020

Fillojnë praktikën pranë shërbimeve të Bashkisë Gjirokastër dhe Libohovë, grupi i dytë i të rinjve me aftësi të kufizuar dhe/apo të kthyer nga migrimi

Ndërmjetësimi i mundësuar përmes zbatimit të projektit “Askush i lënë pas”, me fonde nga GIZ – Programi ProSEED, vijon të integrojë në praktikat e punës të rinjtë të cilët kanë shprehur interesin të fitojnë njohuri dhe aftësohen për të përmbushur kërkesat e tregut të punës. Arsen Karavidha, Erada Hormova, Apostol Stavri, Kozeta Llakatura, Feti Jaupaj dhe Fabiola Peçi, janë 7 […]
July 3, 2020

Të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe të rinjtë e kthyer nga migrimi, fillojnë zhvillimin e praktikave të punës pranë insitucioneve vendore në Gjirokastër

Në kuadër të projektit  “Askush i lënë pas”, me fonde nga GIZ – Programi ProSEED dhe në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër dhe Bashkinë Libohovë, u mundësua për të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe të kthyer nga migrimi, kryerja e praktikës pranë shërbimeve publike. Të rinjtë të cilët e kanë filluar praktikën, shprehen se kanë gjetur një mjedis mbështetës në […]
June 22, 2020

Bashkëpunimi vendor për integrimin e të rinjve në tregun e punës

Bashkia Gjirokastër, në përgjigje të kërkesës së adresuar nga Organizata CoDe Albania, do të mundësojë zhvillimin e praktikës 3-mujore për 17 të rinj, përfitues të projektit “Askush i lënë pas” me fonde nga GIZ – Programi ProSEED. Zv.Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër – znj. Jorida Mudo, së bashku me znj. Albana Alushi – Drejtore e SHS, zhvilluan takimin me të rinjtë […]
January 29, 2020

Takimi i parë përfshirës me aktorët locale kyç për mbrojtjen e fëmijës me aftësi të kufizuar

CoDe Albania, me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, organizoi takimin e parë përfshirës me aktorët kyç lokalë në Lezhë për mbrojtjen e fëmijës, mbi kuadrin ligjor në fuqi dhe masat e politikave të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuara, në zbatim të projektit me titull “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – […]
November 28, 2019

Përmbyllet workshop-i 3-ditor në Lezhë “Nxitja e mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përmes Këshillimit”

U përmbyll me sukses workshop-i 3-ditor zhvilluar në Lezhë me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar “Nxitja e ofrimit të mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përmes Këshillmit” në zbatim të projektit “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje sistematike”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar […]
November 25, 2019

Dita e parë e workshop-it 3-ditor në Lezhë “Nxitja e mbështetjes së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përmes Këshillimit”

Në vijim të zbatimit të projektit “Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuar – Qasje sistematike”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në […]
November 21, 2019

Sesioni informues lidhur me programet e punësimit dhe kurrikulat e formimit professional, për të rinjtë me aftësi të kufizuar në Gjirokastër

Në kuadër të zbatimit të projektit  “Askush i lënë pas” në Bashkinë Gjirokastër, mundësuar me fonde nga GIZ – Programi ProSEED, u zhvilluan me 21 nëntor 2019, 2 sesione informimi për të rinjtë me aftësi të kufizuar. Specialistë të Drejtorisë Rajonale të Punësimit dhe  Formimit Profesional Publik, informuan të rinjtë me aftësi të kufizuar, lidhur me procedurat e rregjirtrimit pranë […]
November 11, 2019

Takimi i dytë i Programit të Fuqizimit të Familjes me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Lezhë (modeli “Parents Caffe”)

CoDe Albania, me mbështetjen e Bashkisë Lezhë dhe bashkëpunimin e Qendrës së Zhvillimit Ditor, organizoi ditën e djeshme takimin e radhës të Programit të Fuqizimit të Familjes bazuar në modelin “Parents Caffe”, me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Takimi u zhvillua në vijim të zbatimit të projektit në Bashkinë Lezhë “Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – […]
November 11, 2019

Eventi prezantues i projektit “Askush i lënë pas” në Bashkinë Gjirokastër

Nis zbatimi i projektit në Bashkinë Gjirokastër “Askush i lënë pas”, me fonde nga GIZ – Programi ProSEED. CoDe Albania ka organizuar në mjediset e “Hotel Çajupi” – Gjirokastër eventin për prezantimin e projektit. Përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale – Bashkia Gjirokastër, Zyrës Rajonale të Punësimit, Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik, eksperti i çështjeve të migrimit, përfaqësues të […]
September 27, 2019

Forumi “Sfidat dhe perspektivat e integrimit të vendit në BE, roli dhe angazhimi i të rinjve” në Shkodër

CoDe Albania, në përmbyllje të projektit të programit 4-vjeçar “Rinia Shqiptare në Veprim 2015 – 2019” – me fokus fuqizimin e rolit të të rinjve lidhur me vendimmarrjen vendore dhe angazhimin e tyre në shërbimet në komunitet organizoi në bashkëpunim me Qendrën Rinore ‘Atelie’ Shkodër, Forumin “Sfidat dhe perspektivat e integrimit të vendit në BE, roli dhe angazhimi i të […]
September 26, 2019

Zhvillohet takimi i parë me prindërit në Lezhë mbi Programin e Fuqizimit të Familjes (modeli Parents Caffe’)

Në vijim të zbatimit të projektit në Bashkinë Lezhë “Mbrojtja e Fëmijës me Aftësi të Kufizuar – Qasje Sistematike”, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit […]
September 25, 2019

Workshop “Komunikimi dhe të Folurit në Publik”

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2015 – 2019” CoDe Albania organizoi workshop-in “Komunikimi dhe të Folurit në Publik” me të rinj aktivistë, në përmbyllje të programit mbi ngritjen e kapaciteteve. 17 studentë u njohën me konceptet bazë të komunikimit verbal dhe jo verbal, marrëdhënien në publik dhe me publikun, si edhe hapat për përmirësimin e aftësive të […]
September 21, 2019

Komunikimi dhe Të Folurit në Publik

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017-2019’, në bashkëpunim me organizatën Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH) u zhvillua trajnimi 1-ditor me temë, Komunikimi dhe të folurit në publik. 15 pjesëmarrësit ishin studentë të Fakultetit të Drejtësisë, studentë të profilit Mësuesi, gazetarë dhe përfaqësues të Parlamentit Rinor Shkodër. Realizimi i këtij trajnimi synonte pajisjen me njohuritë bazë mbi elementët […]
September 13, 2019

Aktiviteti “Your Story” i organizuar nga të rinjtë aktivistë, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017-2019’, në bashkëpunim me organizatën Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH) u zhvillua aktiviteti social “Your Story”, në Shtëpinë e të Moshuarve, Shkodër. Të rinjtë pasi u njohën me ambientet dhe shërbimet që ofrohen në institucion, kontribuan në organizimin e një aktivitetit që iu ofroi të moshuarve një ditë ndryshe. Aktivistët zhvilluan biseda […]
September 13, 2019

“Takim në Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuar, Durrës”

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017-2019’, u zhvillua ditën e premte më datë 13 Shtator 2019 takimi me të rinj aktivistë në Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuar, Durrës. Takimi u zhvillua me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët bashkëndanë me të rinjtë vështirësitë si dhe sfidat me të cilat […]
September 12, 2019

Klubi i Librit në CoDe Albania – “Ditari i Anne Frank”

U zhvillua ditën e djeshme takimi i fundit me Klubin e Librit në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017 – 2019”. Në fokus të tematikës së diskutimit ishte libri “Ditari i Anne Frank” i shkuar nga vetë Anne Frank, vajza 13 vjeçare gjermane çifute, e cila së bashku me familjen e saj vuajti periudhën e luftës në kohën […]
September 9, 2019

“Takim në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës”

Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim 2017-2019’, u zhvillua ditën e djeshme takimi me të rinjtë aktivistë në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial, Durrës. Gjatë takimit të rinjtë u njohën me shërbimet që ofron qendra si dhe vizituan ambientet e akomodimit të fëmijëve. Të rinjtë u njohën gjithashtu me disa nga punimet artistike që fëmijët nën kujdesin e kujdestarëve […]
July 30, 2019

CineForum – “My sister’s keeper”

Në kuadër të projektit “Rinia Shqipare në Veprim” u zhvillua takimi i rradhës me CineForum në CoDe. Filmi që u diskutua ishte “My sister’s keeper”, një film i cili trajton ҫështjet dhe marrëdhëniet familjare, si është të jesh një prind i mirë, motër e mirë dhe mbi të gjitha një njeri i mirë. Aktivistë dhe të tjerë të rinj që […]
July 26, 2019

Aktivitet përmbyllës për prezantimin e gjetjeve, arritjeve dhe praktikave pozitive të projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse”

Në përmbyllje të projektit në Bashkinë Fier “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” , financuar nga GIZ – Programi ProSEED, CoDe Albania organizoi në ambientet e Qendrës Multifunksionale “Horizont”, aktivitetin përmbyllës për prezantimin e gjetjeve, arritjeve dhe praktikave pozitive të projektit përgjatë 9 muajve të zbatimit të tij. Aktorët lokalë të pranishëm, ndër të cilët […]
July 23, 2019

Zhvillohet aktiviteti përmbyllës i projektit “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” në Durrës

Në përmbyllje të projektit në Bashkinë Durrës “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” , financuar nga GIZ – Programi ProSEED, CoDe Albania organizoi në ambientet e Shoqatës së Paratetraplegjikëve Durrës, aktivitetin përmbyllës me fokus bashkëndarjen e arritjeve të projektit tek bashkëpunëtorët lokalë dhe përfituesit e projektit. Të pranishmit në aktivitet, ndër të cilët përfaqësues nga […]
July 19, 2019

Takimi konsultues mbi sistemin e referimit rasteve të të rinjve me aftësi të kufizuar me aktorët lokalë në Bashkinë Fier

Ditën e premte, në kuadër të zbatimit të projektit në Bashkinë Fier “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse” financuar nga GIZ – Programi ProSEED, u zhvillua në ambientet e Zyrës Rajonale të Punësimit Fier, takimi me aktorët lokalë për konsultimin lidhur me sistemin e referimit dhe të menaxhimit të rasteve të të rinjve me aftësi […]
July 17, 2019

Zhvillohet takimi lidhur me sfidat dhe perspektivat e punësimit të të rinjve me aftësi të kufizuar në Bashkinë Durrës

Në kuadër të zbatimit të projektit në Bashkinë Durrës “Të rinjtë me aftësi të kufizuar – ndërtues të komuniteteve gjithëpërfshirëse”, financuar nga GIZ – Programi ProSEED, CoDe Albania organizoi ditën e sotme takimin me përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë Durrës, Zyrën e Punësimit Durrës, Drejtorisë së Shëndetit Publik, subjekteve lokale private, të rinj me aftësi të kufizuar […]
WhatsApp chat